Struga e pandalshme, fiton edhe Shkupi

Struga e pandalshme, fiton edhe Shkupi

Struga Trim Lum nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi sot regjistroi fitoren e 7-të radhazi në elitë, duke mundur Skopjen me rezultatin bindës 3:0. Golat e fitores për ekipin strugan u shënuan nga Maleski, Ibraimi dhe Shabani.

FC Shkupi rikthehet tek fitorja, teksa deklasoi Rabotniçkin me rezultatin e thellë 5:0. Në ndeshjet tjera Tikveshi triumfoi ndaj Akademia Pandevit me shifrat 2:1, Pobeda mundi Bregallnicën me rezultatin minimal 1:0, ndërsa Shkëndija këtë xhiro ishte e lirë. /SHENJA/