Stabiliteti energjetik në fokus të takimit të nesërm Micotakis – Kovaçevski në Athinë

Stabiliteti energjetik në fokus të takimit të nesërm Micotakis – Kovaçevski në Athinë

Supozoj se përmes diskutimit të nesërm do të dalin ide dhe mënyra të cilat akoma më shumë do ta përforcojnë stabilitetin në rajonin tonë edhe në pjesën energjetike, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Janis Ikonomu në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarë, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Athina, në prag të takimit të nesërm në metropolin grek të kryeministrave të Maqedonisë së veriut dhe Greqisë.

Delegacioni qeveritar nga Maqedonia e Veriut, i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, nesër do të jetë për vizitë njëditëshe pune në Athinë dhe do të pritet nga kryetari i Qeverisë së Greqisë, Kiriakos Micotakis, ndërsa Ikonomu theksoi se ata çdoherë janë të gatshëm t’i mbështesin vendet nga rajoni.

“Ne çdoherë synojmë për thellim të marrëdhënieve me fqinjët tanë dhe me Republikën e Maqedonisë së Veriut nën parakushtin që të respektohet ajo që është arritur me marrëveshjet ndërkombëtare të cilat ekzistojnë. Energjia është problemi më i madh me të cilën po përballen të gjithë popujt në Evropë. Vendi ynë ka ndihmuar  vende të rajonit në energjetikë. Jemi të gatshëm të shohim se si kjo mund të bëhet edhe me vende të tjera. Dëshirojmë të jemi qendër e stabilitetit energjetik, sigurisë energjetike dhe supozoj se përmes diskutimit të nesërm do të dalin ide dhe mënyra të cilat akoma më shumë do ta përforcojnë stabilitetin edhe në pjesën energjetike, më gjerë në rajonin tonë”, tha Ikonomu në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina.