Sponsor serioz nga Austria pranë hyrjes në Renovë

Sponsor serioz nga Austria pranë hyrjes në Renovë

Paqartësitë te Renova janë pranë fundit. Kryesia e klubit dhe përfaqësues të sponsorit potencial kanë avansuar në bisedimet e tyre dhe të njejtat tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare. Sponsori potencial vjen nga Austria dhe ndërmjetësues i gjithë këtij procesit është një prej iniciatorëve që në sezonin 2008/2009 sollën Messi Group si investues të Shkëndijës që në 2011 do të fitonte titullin kampion për herë të parë në historinë e kuqezinjëve tetovarë.

Gjithsesi, kthehemi te Renova ku gjërat ecin ngadalë por sigurtë. Plani financiar është bërë, dy palët janë në këndvështrim të njejtë, këto ditë pastrohen detaje të vogla dhe më së voni deri më 18 korrik pritet që të ketë një vendim zyrtar nëse Renovën nga sezoni i ri do ta shofim me “kapital” të huaj dhe sërish konkurente për kreun e tabelës në futbollin vendor.