Spine të BDI-së, i quan Taravari zërat se ASH do të hyjë në Qeveri

Spine të BDI-së, i quan Taravari zërat se ASH do të hyjë në Qeveri

Në BDI ka grup të zjarrit, grupe të tenderit, grupe të flakës… Aty zullumi po trashet dhe pritet që dita ditës të pëlcet. Kështu tha Ushtruesi i Detyrës, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Ai tha se nuk ka negociata që ASH-ja të hyjë në Qeveri. Sipas tij, këto tema diskutohen në opinion bëhen për të tërhequr vëmendjen nga zhvillimet brenda BDI-së.

“Ju e shihni, ka grup të zjarrit, ka grup të tenderit, të flakës, nuk e di, ka grupe të ndryshme, atje zullumi është trashë dhe po pëlcet. Ata kanë pasiguri të madhe të brendshme dhe prandaj imponojnë tema të këtilla për ta de-fokusuar opinionin prej asaj që ndodh në BDI. Unë nuk e mohoj, në rast se ka një ofertë të tillë, ne nuk jemi parti ku vendos kryetari, ne jemi parti ku vendosin organet partiake. Në qoftë se ka një ofertë të tillë unë mendoj ese kjo është serioze që kjo të prezantohet në organet partiake dhe të merret një vendim i tillë. Tani për tani nuk ka asgjë prej asaj, unë mendoj se janë spine të BDI-së”, tha Taravari