Spasovski: Nuk mund të përsëritet 27 prilli

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spaskovski, sot nga Radovishi ka thënë se nuk beson se mund të përsëritet 27 prilli, ku në Kuvendin e Maqedonisë u futën protestuesit dhe rrahën deputetë, gazetarë dhe demoluan gjithçka që gjetën përpara syve.
“Duhet që ta dijë opinioni në Maqedoni se 27 prilli nuk do të përsëritet. Qytetarët duhet që të jenë të sigurt, institucionet funksionojnë çdo ditë dhe pa dallim nëse është anëtar i ndonjë partie, ose nëse është qytetar që ka qëllim që të marrë pjesë në ndonjë rast të prishjes së rendit kushtetues, dërgoj porosi të të gjithë ata që kanë qëllime të tilla të heqin dorë, pasi që jemi fuqishëm të vendosur në ruajtjen e rendit dhe sistemit”, theksoi Spasovksi.