Spasovski do të vizitojë policët e lënduar në protestën para Kuvendit

Spasovski do të vizitojë policët e lënduar në protestën para Kuvendit

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, së bashku me kryesinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë për Siguri Publike, do të vizitojnë policët e shtruar në spital të lënduar gjatë protestës së mbrëmshme para Kuvendit kundër propozimit francez.

Ndërkaq, sipas njoftimit MPB-së, nga protesta, 47 policë kanë mbetur të plagosur në përleshjet mes protestuesve dhe policisë, nga 47 të plagosurit e forcave policore, 11 janë të lënduar rëndë, dy prej tyre kanë plagë të mëdha.