Spanjë, për shkak të zjarreve evakuohen pesë qytete

Spanjë, për shkak të zjarreve evakuohen pesë qytete

Rreth 300 persona u evakuuan nga pesë qytete në rajonin spanjoll Extremadura, në perëndim të vendit, teksa zjarrfikësit luftojnë për të shuar zjarret në pyll.

Autoritetet lokale kanë thirrur tashmë ushtrinë spanjolle për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në pyll në qarkun malor të Las Hurdes.

Pamjet nga lokacionet tregojnë se flakët po përhapen vetëm pak metra larg shtëpive.

Rreth 170 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë zjarrin, i cili, siç tha kryebashkiaku i Nunomoral, Juan Carlos Sendin, u shkaktua nga një goditje rrufeje e kombinuar me nxehtësinë dhe thatësirën.

 

 

Temperaturat në Spanjë kanë qenë jashtëzakonisht të larta ditët e fundit dhe do të vazhdojnë të rriten deri të premten.

Pjesa më e madhe e vendit, duke përfshirë Extremadurën, është tashmë në rrezik “ekstrem” të zjarreve.

Të hënën, Portugalia fqinje ka hyrë në gjendje alarmi për shkak të rrezikut nga zjarri.