Sot takimi Kovaçevski- Mickoski për propozimin francez

Sot takimi Kovaçevski- Mickoski për propozimin francez

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të realizojë takim me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski. Takimi pritet të mbahet me fillim nga ora 15:00 në Klubin e Deputetëve.

“Në kuadër të konsultimit të gjerë i cili filloi të realizohet menjëherë pas marrjes së propozimit evropian, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të zhvillojë takim me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ky takim është rezultat i një sërë takimeve të planifikuara konsultative me liderët e opozitës, si pjesë e konsultimit të gjerë për propozimin e presidencës franceze”, njoftoi Qeveria.

Në njoftim theksohet se pas marrjes së propozimit të presidencës franceze, kryeministri Kovaçevski ka zhvilluar takime konsultative me liderët e koalicionit qeveritar, korin diplomatik, sektorin civil dhe përfaqësues të ekspertëve dhe mediave.

“Kryeministri Kovaçevski paralajmëroi se çdo vendim mbi propozimin do të merret me dialog dhe konsultime në interes të së ardhmes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në njoftim.