Sot pritet të vazhdoj seanca për ndryshimet kushtetuese

Sot pritet të vazhdoj seanca për ndryshimet kushtetuese

Për sot në mesditë është caktuar seanca plenare për ndryshimet kushtetuese. Debati që duhej të fillojë të mërkurën disa herë është prolonguar. Seanca plenare e caktuar për dje në mesditë, fillimisht u prolongua për orët e pasdites, ndërsa më vonë e njëjta u caktua për sot në mesditë. Në këtë debat nuk marrin pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “për Maqedoni më të mirë”, ndërsa marrin pjesë deputetët e përjashtuar nga ky koalicion, për shkak se votuan pro nevojës për ndryshime kushtetuese më 19 tetor të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër kundërshtuesit e Marrëveshjes së Prespës vazhdojnë të protestojnë para Kuvendit të Maqedonisë, duke kërkuar që këto ndryshime të mos kalojnë. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski së bashku me deputetët e VMRO-DPMNE-së iu bashkëngjit edhe sot protestës së organizuar nga Lëvizja ”Tvrdokorni” dhe “Maqedonia bllokon”. Ai në fjalimin e tij përsëriti edhe njëherë se VMRO-DPMNE nuk do të ofrojë mbështetje për ndryshimet kushtetuese duke theksuar se do të bëjë gjithçka që ta pengojë këtë proces.
Faza e fundit e ndryshimeve kushtetuese ka filluar të mërkurën dhe deri më tani i vetmi që ka mbajtur fjalim në foltoren e Kuvendit ishte Kryeministri Zoran Zaev. Debati për ndryshimet kushtetuese pritet të përfundojë më 15 janar dhe nëse ndryshimet kushtetuese marrin votat e nevojshme ndryshon Kushtetuta dhe së bashku me të edhe emri i shtetit.
Pas miratimit në Kuvendin e Maqedonisë, topi kalon në parlamentin grek ku duhet të bëhet ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës dhe nënshkrimi i protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO si dhe hapjen e negociatave me BE-në.