Sot luhet Shkëndija – Skopje

Sot luhet Shkëndija – Skopje

Shkëndija e Tetovës dhe Skopje sot do të zhvillojnë ndeshjen e prapambetur nga xhiroja e parë në elitën e futbollit vendor. Kjo përballje u shty për shkak të pjesëmarrjes së kuqezinjëve në eliminatoret e Ligës së Konferencës. Pas barazimit 1:1 të dielën ndaj Sileksit, kuqezinjtë do të futen në fushën e gjelbërt për të regjistruar fitoren e parë në sezonin e ri garues. Përballja Shkëndija – Skopje luhet sot në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në orën 17:00.