Sot finalja Makedonija Gjorçe Petrov – Akademia Pandev

Sot finalja Makedonija Gjorçe Petrov – Akademia Pandev

Sot do të zhvillohet finalja e edicionit të 27-të të Kupës së Maqedonisë ndërmjet Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Akademia Pandevit. Skuadra nga Shkupi do të luaj për herë të tretë në histori të saj në një finale të Kupës, pasi dy herë më parë ka luajtur në vitin 2006 ndaj Shkëndijës që fitoi edhe trofeun dhe në të 2009 që u mposht nga Rabotniçki. Ndërkohë për Akademia Pandevin kjo do të jetë finalja e parë në histori të tyre në kompeticionin e Kupës. Ekipi nga Strumica ka siguruar Europën përmes kampionatit, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi do të pretendojë që përmes Kupës të merr një biletë për në Liga Evropa. Ndeshja finale Makedonija Gjorçe Petrov-Akademia Pandev do të luhet sot në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 18:30. /SHENJA/