` . Sot fillon viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut - TV SHENJA

Sot fillon viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut

Viti shkollor duhet të fillojë sot për 270 mijë filloristë dhe nxënës të shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut. Pandemia e coronavirusit ka shkaktuar shumë pasiguri në lidhje me zbatimin e mësimdhënies për nxënësit.
Ministrja e Arsimit Milla Carovska dje ka deklaruar se nuk sheh arsye për të bojkotuar mësimin.
Carovska shprehet se gjithçka do të filloj sipas planit të hartuar dhe si të lëviz gjendja epidemiologjike, ashtu do të ndryshoj edhe mënyra e mësimit. Sipas saj sukses mund të arrihet vetëm me mbështetje të mësimdhënësve dhe fëmijëve.
Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës
“Ky është një process në të cilin vetëm të gjithë së bashku mund të kemi sukses, sfida do të ketë shumë. Me rëndësi është që të kemi kontinuitet të mësimit. Vetëm në këtë mënyrë platfroma do të mund të funksionoj. Janë kyçur edhe drejtorët, edhe ato janë në koordinim të vazhdueshëm. Ju bëjmë thirrja edhe nxënësve të shkollave të mes edhe prindërve që të kemi kontinuitet, me situata të ndryshme që po na ndodhin”.

Përndryshe, viti shkollor, këtë vit nis me një muaj vonesë. Me prani fizike do të mësojnë 600 shkolla, ndërsa të tjerët online.