Sot derbi në Çair, Shkupi pret Strugën

Sot derbi në Çair, Shkupi pret Strugën

Xhiroja e 11-të në elitën e futbollit vendor mbyllet me derbin e sotëm në Çair, aty ku FC Shkupi do të pret Struga Trim Lumin.

Kampionët në fuqi përballë liderëve aktual të këtij sezoni. Të dyja skuadrat pritet të dhurojnë një ndeshje mjaftë interesante, me skuadrën e Goce Sedlloskit që nuk njeh humbje në pesë ndeshjet e fundit, përderisa Struga regjistron vetëm një disfatë nga Sileksi dhe një barazim me Makedonija Gjorçe Petrovin.

Në 5 dulet ndërmjet veti, Shkupi ka fituar dy herë kundrejt Strugës që kanë vetëm një triumf ndaj bardhebluve dhe dy ndeshje janë mbyllur me barazime.

Derbi Shkupi – Struga Trim Lum do të luhet sot në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 14:00.