Sot debati për amendamentet
Në Kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë diskutimi për propozim-amendamentet, me të cilat duhet edhe të përmbyllet procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe zbatimit të Marrëveshjes me Greqinë, për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese me dy të tretat e votave të deputetëve akoma është i paqartë, pasi nuk dihet se a do të mbështetet nga shumica absolute e deputetëve.
Gjatë ditës së djeshme kryeministri Zoran Zaev realizoi takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, me të cilin diskutuan për procesin e ndryshimeve kushtetuese.
Pas takimit, Zaev në konferencë për shtyp njoftoi se janë pranuar propozimet e Aleancës për Shqiptarët dhe se mbeten të shqyrtohen edhe disa pika të Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit.
Sela dhe Kasami më herët kushtëzuan mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese me deputetët e tyre, nëse propozimet nuk pranohen nga ana e shumicës parlamentare.