Sot 165 raste të reja me COVID-19

Sot 165 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1088 testime për coronavirus, ndërsa 165 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre shumica (91) janë në Shkup, ndërsa 39 raste janë riinfektime.

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit nuk ka pasur pacientë të vdekur.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 384 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 341.748, prej të cilëve 331.595 janë shëruar, ndërsa 9.515 kanë ndërruar jetë.