Sony Xperia XA3 dhe XA3 Ultra mund të arrijnë javën e ardhshme

Sony Xperia XA3 dhe XA3 Ultra mund të arrijnë javën e ardhshme

Kohëve të fundit, shumica e prodhuesve të smartfonëve po i ikin zbulimeve të pajisjeve të tyre të reja në panairin CES me qëllim që ato pajisje t’i prezantojnë në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC). Megjithatë, kompania e njohur Sony ka marrë pjesë shumë vjet në CES dhe me sa duket nuk do të ketë ndryshim as këtë vit.

Ky prodhues japonez do të mbajë konferencën për shtyp javën e ardhshme, më saktësisht me 7 janar, ku do të flasë për disa teknologjitë më të fundit të tij. Kompania nuk ka zbuluar detajet e konferencës, por planet e saj për rrjetin 5G janë fokusi më i madh, transmeton Koha.net. Po ashtu, Sony është duke shpresuar se teknologjia e re do të rigjallërojë biznesin e saj të smartfonëve ka mesi i 2020-ës.

Gjithashtu, pritet që Sony së shpejti të zbulojë smartfonët e rinj të cilat do të mund të quhen Xperia XA3, Xperia XA3 Ultra dhe Xperia L3, shkruan phonearena.

Image

Sipas spekulimeve më të fundit, të tre këta smartfonët do të kenë çmime të ndryshme, por të gjithë do të kenë ekran me raport prej 18:9, kamerën kryesore të dyfishtë si dhe me kornizat nga xhami dhe alumini. Po ashtu, pritet të punojnë me sistemin operativ Android 9 Pie.

Të tre këta smartfonë, gjithashtu, do të ofrojnë mbështetje për rrjetin 4G LTE dhe pritet të jenë në dispozicion për shitja ka mesi i muajit shkurt. Me shumë gjasë, pas këtyre tre smartfonëve pritet të zbulohen edhe Xperia XZ4 dhe Xperia XZ4 Compact ka fundi i shkurtit në MWC 2019.