Sonte në Tbilisi, Gjeorgji – Maqedoni e Veriut (VIDEO)

Sonte në Tbilisi, Gjeorgji – Maqedoni e Veriut (VIDEO)

Sonte në stadiumin “Dinamo Arena”, përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut do të përballet me Gjeorgjinë, në kuadër të raundit të parafundit të Ligës së Kombeve. Përfaqësuesja e vendit në këtë stadium ka kujtime të mira, pasi më 12 nëntor të vitit 2020 siguroi kualifikim për në Kampionatin Evropian, ku mundi Gjeorgjinë në finale të plej-ofit me rezultatin 1:0.

Ky takim e gjen Maqedoninë e Veriut me shumë mungesa të futbollistëve standard, megjithatë përfaqësuesja e vendit edhe më herët ka treguar se ka kapacitet për të tejkaluar situtata të tilla.  Në anën tjetër Gjeorgjia duket e rilindur nën drejtimin e trajnerit Vili Sanjoll, duke marrë parasysh faktin që në 4 takimet e fundit ka marrë 3 fitore dhe 1 barazim. Gjithashtu, Gjeorgjia do të ketë mbështetjen e mbi 50 mijë tifozëve të cilët do të jenë të pranishëm në stadium për të përkrahur përfaqësuesen e tyre. Sa i përket formacionit startues tek Maqedonia e Veriut, reparti i mbrojtjes pritet të ketë më së paku ndryshime për dallim nga reparti i mesfushës dhe sulmit i cili nuk do të jetë i njejtë si në ndeshjet e qershorit.

Përballja Gjeorgji – Maqedonia e Veriut luhet sonte në stadiumin “Dinamo Arena” me fillim në orën 18:00.

Samir Sinani /SHENJA/