Sondazh, vlerësimi për Trumpin më i ulëti në 12 muajt e fundit

Sondazh, vlerësimi për Trumpin më i ulëti në 12 muajt e fundit

Një sondazh i publikuar të hënën tregoi presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, me vlerësimin më të ulët brenda një viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Një sondazh i Rasmussen tregoi se 43 për qind të votuesve të mundshëm miratojnë kohën e fundit punën e presidentit, pak më shumë se shifra e tij më e ulët prej 42 për qind në janarin e kaluar.

“Vlerësimi i përgjithshëm i miratimit të punës së presidentit ka rënë që nga adresimi i tij javën e kaluar në Zyrën Ovale duke bërë thirrje për rritjen e sigurisë së kufirit dhe ndërtimin e murit për të ndihmuar në ndalimin e emigracionit të paligjshëm”, tha Rasmussen në njoftim.

Sondazhi gjithashtu thekson se 55 për qind e votuesve nuk pajtohen me Trump, me 46 për qind që kundërshtojnë fuqishëm.

Rasmussen më parë e ka treguar Trump pozitivisht në sondazhe, krahasuar me të tjera, ndërsa presidenti amerikan i përdori ato për të treguar vlerësimin e tij të lartë të miratimit.

Trump prillin e kaluar përmendi sondazhin e përditshëm të Rasmusen, kur vlerësimi i tij ishte 51 për qind.

Rezultatet ditore të sondazhit Rasmussen bazohen në anketimet telefonike të 500 votuesve të mundshëm, me një diferencë gabimi prej plus ose minus 2.5 pikë përqindjeje.