Sonda kineze prek hënën

Sonda kineze prek hënën

Kina ka dërguar në hapësirë një anije kozmike robotike, duke bërë të mundur që ajo të arrijë me sukses në anën e largët të Hënës.
Ekzaktësisht në orën 10:26 minuta, sipas orës së Pekinit, sonda e telekomanduar “Chang’e-4” u ul në polin jugor “Aitken Basin” të Hënës.
Ajo përmban instrumente për të analizuar gjeologjinë e rajonit të pashkelur, si dhe për të kryer eksperimente biologjike.
Ulja shihet si një moment i rëndësishëm në eksplorimin e hapësirës. Ka pasur misione të shumta në Hënë gjatë viteve të fundit, por shumica dërrmuese kanë qenë në orbitë.
Hera e fundit e një misioni të tillë që prek sipërfaqen e planetit, ka qenë Apollo 17 në vitin 1972.
Misionet e mëparshme në hënë kanë zbritur në anën përballë Tokës, por kjo është hera e parë që sonda kalon në një anë të pashkelur më parë, e njohur ndryshe si ana e errët e hënës.
Ekipi shkencor gjithashtu shpreson të studiojë shkëmbinjtë e thyer dhe pluhurin që përbëjnë sipërfaqen, që do të ndihmojnë për të kuptuar formimin e Hënës.
Misionet e mëparshme kineze shërbyen për të mbledhur të dhëna nga orbita, si dhe për operacione sipërfaqësore.