` . Sofija Kenin fiton Australian Open - TV SHENJA

Sofija Kenin fiton Australian Open

Tenistja amerikane Sofija Kenin ka fituar turneun Australin Open, pasi në finale e madhe triumfoi ndaj spanjolles Garbin Muguruza me rezultatin 2:1 në setet 4:6, 6:2 dhe 6:2, njofton Shenja. Ndonëse spanjollja avansoi në setin e parë me shifrat 4:6, megjithatë në dy setet pasardhëse amerikanja triumfoi me rezultatin identik 6:2. Në këtë mënyrë Kenin fiton turneun e parë në karrierës, teksa gjithashtu bëhet tenistja më e re e cila fiton turneun e Australian Open. Ndryshe nesër Dominik Tiemi dhe Novak Gjokoviqi diskutojnë finalen tek meshkujt. /SHENJA/