S’ndalet Arsimi i Çegranit, sulmi përforcohet me Emir Aliun

S’ndalet Arsimi i Çegranit, sulmi përforcohet me Emir Aliun

Arsimi i Çegranit vazhdon aktivitetet në merkato kur ka mbetur vetëm edhe një javë deri në fillim të garave në Ligën e Dytë të Maqedonisë. Arsimi do të debutojë në këtë rang garash dhe për ta pritur sfidën sa më të përgatitur, drejtuesit kanë angazhiar shumë përforcime, i fundit i zyrtarizuar vetëm pak më parë.

Sulmuesi Emir Aliu është aktivizimi i rradhës te Arsimi, duke u prezantuar si “njeriu gol” për sezonin e ri. Me përvojë të konsiderueshme në futbollin vendor nga përvojat paraprake me Shkupin, Genç Kalemler, Vardarin e Forinës, Korabin e Dibrës, Dritën e Bogovinës dhe Voska Sportin e Ohrit, drejtuesit e KF Arsimit presin Emir Aliu të jetë një armë shtesë për repartin e tyre ofenziv, pasi krahas qendrës luan edhe si sulmues krahu.

Arsimi sezonin debutues në Ligën e Dytë do ta nis si vendas përballë Vardarit të Shkupit. /SHENJA/