Skuadra e famshme evropiane e shkarkon trajnerin

Skuadra e famshme evropiane e shkarkon trajnerin

Skuadra e famshme evropiane, Glasgow Rangers e ka shkarkuar nga pozita e trajnerit, Giovanni van Bronckhorst.

Legjenda e futbollit holandez u eliminua nga Liga e Kampionëve me bilancin më negativ të kësaj gare.

Suksesi më i madh i tij ishte arritja në finalen e Europa League sezonin e kaluar ku u mposht nga Einthracht Frankfurt.

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Barcelonës arriti edhe triumfin në kupën skoceze.

“Fatkeqësisht, rezultatet dhe performancat gjatë muajve të fundit nuk i kanë përmbushur pritjet dhe sot është marrë vendimi nga bordi për ndërprerjen e kontratës me menaxherin.

Kërkimi për menaxherin e ri është ndodhur” thuhet në njoftimin e gjigantit skocez.