Skopje dhe Bregallnica ndahen me barazim

Skopje dhe Bregallnica ndahen me barazim

Skopje dhe Bregallnica nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e sotme të zhvilluar në kuadër të xhiros së tetë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.

Takimi i luajtur në Autokomandë nuk prodhoi gola, me të dyja skuadrat që në fund u ndanë me nga një pikë, ndërsa po të dyja ekipet e mbyllën ndeshjen me nga një lojtarë më pak në fushë, pasi nga arbitri kryesor u ndëshkuan me kartona të kuq

. Kjo ishte ndeshja e vetme e luajtur sot dhe e fundit e kësaj xhiroje, përderisa kampionati vendor shkon në pauzë dhe rikthehet pas dy javësh me xhiron e nëntë që në program është me dy tetor. /SHENJA/