S’ka qetësi në SHBA/ Të shtëna me armë zjarri para kishës, 2 viktima dhe një i plagosur

S’ka qetësi në SHBA/ Të shtëna me armë zjarri para kishës, 2 viktima dhe një i plagosur

Dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri para një kishe në Westville Hills, Alabama e Jugut, SHBA.

“Tre persona në kishën peshkopale të Shën Stefanit janë qëlluar plumba. Dy viktimat janë dërguar në spitalin lokal dhe po marrin trajtim mjekësor. Fatkeqësisht, 2 nga të plagosurit ndërruan jetë”, tha policia përmes Facebook.

Ndërkohë policia bën me dije se i dyshuari është arrestuar dhe “nuk ka asnjë rrezik për komunitetit tani për tani”.

Policia nuk e ka identifikuar sulmuesin as viktimat dhe nuk ka ofruar asnjë detaj për sulmin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjetuar një sërë sulmesh me armë zjarri kohët e fundit, më e keqja prej të cilave ishte një nxënës i shkollës së mesme në Uwalde, Teksas, më 24 maj, i cili vrau 21 persona, 2 mësues dhe 19 nxënës.

Më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë nga të shtënat me armë në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i vitit, sipas Arkivit të Dhunës me Armë, duke përfshirë edhe bomba vetëvrasëse.