Situatë e tensionuar në qendër të Ohrit, protestohet kundër hapjes së klubit bullgar

Situatë e tensionuar në qendër të Ohrit, protestohet kundër hapjes së klubit bullgar

Situatë e tensionuar në qendër të Ohrit, në vendin ku ka filluar protesta kundër hapjes së qendrës kulturore bullgare “Car Borisi III”.

Protestuesit e pranishëm bëjnë thirrje kundër personave që marrin pjesë në hapjen e klubit bullgar, ndërsa hedhin edhe me gjësende drejt objektit.

Ndërkaq, disa protestues janë përballur edhe me policinë.