Situata në veri të Kosovës, reagon Rusia: Pranë shpërthimit të një konflikti të gjerë

Situata në veri të Kosovës, reagon Rusia: Pranë shpërthimit të një konflikti të gjerë

Pavarësisht frontit të luftës së hapur ndaj Ukrainës dhe tërthorazi me të gjithë botë, Rusia nuk harron të ndërhyjë dhe në problemet mes dy vendeve të tjera.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar kështu së fundmi dhe për situatën e krijuar në veri të Kosovës, ku barrikadat e ngritura prej datës 10 dhjetor mbajnë të bllokuara disa nga akset kryesore të vendit.
Sipas zëdhënëses, Maria Zakharova, situata në në Kosovë nuk është larg shpërthimit të një konflikti të një shkalle të gjerë

“Presioni mbi Kosovën vetëm provokon ekstremistët e Prishtinës. Situata nuk është larg nga një konflikt real i shkallës së gjerë. Konkluzioni në vijim është se, në vend të perspektivës evropiane, fati i Kosovës do të jetë krejtësisht ndryshe”, paralajmëron Zakharova.