Situata e tensionur në Veri/ Eurodeputeti jep alarmin. Rusia po nxit Serbinë të sulmojë Kosovën

Situata e tensionur në Veri/ Eurodeputeti jep alarmin. Rusia po nxit Serbinë të sulmojë Kosovën

Situata e tensionuar në Kosovë po shqetëson Brukselin.

Eurodeputeti Riho Terras ka shprehur shqetësimin se Serbia mund ta sulmojë Kosovën, duke u frymëzuar nga Rusia dhe presidenti Vladimir Putin. Ai tha se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian duhet të qëndrojnë të fortë.

“Raportimet nga Kosova janë shumë shqetësuese. Përfaqësuesja e Putlers (bahskimi i emrave Putin dhe Hitler) Serbia po mëson nga vëllai i madh dhe mund ta sulmojë Kosovën. Ne duhet të qëndrojmë të fortë në NATO dhe Komitetin për punë të Jashtme në Parlamentin Europian,”- ka shkruar Terras në Twitter.

Tensionet kanë nisur pasi që nga 1 gushti, qytetarët që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Por nuk pranon të kundërtën.