Sindikata: Shpenzimet minimale për një familje në gusht kanë qenë 48.231 denarë

Sindikata: Shpenzimet minimale për një familje në gusht kanë qenë 48.231 denarë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë informoi se të dhënat e fundit nga shporta sindikale minimale tregojnë se në gusht një familjeje katëranëtarëshe e cila jeton në shtëpi prej 50 metra katrorë dhe nuk posedon automobil vetëm për mundësim të produkteve kryesore për jetë u janë nevojitur 41.295 denarë, ndërsa kur e njëjta do të rritet për 16,8 për qind inflacion ose 6.937 do të jetë 48.234 denarë. Nga Sindikata informojnë se në përllogaritje nuk është vendosur shpenzimi për një nxënës për furnizim të materialeve të nevojshme për fillimin e vitit shkollor, të cilët sipas përllogaritjeve të LSM-së do të jenë rreth 6.000 denarë shtesë. Nga sindikata sqarojnw se shpenzimet për rekreacion, arsim, hotele dhe restorante, kremtime familjare, nuk janë përfshirë, jo sepse nuk janë të nevojshme, por sepse në shportë janë përllogaritur vetëm shoenzimet e domosdoshme, madje në qoftë se përllogariten edhe këto shpenzime vlera e të njljtës do të ishte shumë më e lartë. /SHENJA/