Sindikata e Pavarur e Policisë reagon kundër ndryshimit të orarit të policëve

Sindikata e Pavarur e Policisë reagon kundër ndryshimit të orarit të policëve

Sindikata e Pavarur e Policisë reagon kundër ndryshimit të orarit të punjonjësve së policisë, i cili siç thonë ky ndryshim bëhet në kulmin e krizës ekonomike, ku turni aktual prej 12 orësh zëvendësohet me turne 8-orësh. Kryetari i sindikatës , Goce Dellçev, sot në një konferencë për media para Ministrisë së Brendshme, sqaroi se këto ndryshime nënkuptojnë që policët të cilët është dashur të udhtojnë 12-13 herë gjatë muajit, tash duhet ta bëjnë të njëjtën gjë 21-22 herë.
Goce Dellçev, kryetar i Sindikatës së Pavarët të Policisë
“Në vazhdën e krizës ekonomike dhe politike, me çmimet e larta të karburanteve, disa individë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dolën me ide interesante për të transferuar turnet nga ato ekzistuese, në tetë orë pune në ditë. Ky është një problem dhe çështje serioze që nëse ministry përmes drejtori të Byros për siguri publike duhet ta tejkalojnë”
Sipas sindikatës, kjo situatë reflekton në mënyrë kritike ekzistencën e policëve sepse shumica e tyre nuk punojnë në komunat e tyre dhe ju duhet të udhëtojnë.
Sinkron: Goce Dellçev, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë
“Si të shkojn në punë për tetë orë nga Gostivari në Rostushë ose nga Prilepi në Staravinë. Janë vende që janë 70-80 km larg nga vendbanimi i policisë”
Ata shtojnë se këto janë hapa të nxituara që shkatërroje sistematikisht punonjësit e policisë dhe i ulin buxhetin familjes.