Simeone kërkon tre lojtarë për të përforcuar Atletico Madridin

Simeone kërkon tre lojtarë për të përforcuar Atletico Madridin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të sjellin tre futbollistë për të përforcuar ekipin për sezonin e ri.

Sipas “Fichajes”, dëshirat e trajnerit argjentinas janë Emerson Royal, Alex Witsel dhe Raul de Tomas.

Emerson po shihet si përforcim ideal për fazën e mbrojtjes, derisa në mesfushë Witsel mund të transferohet falas, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Dortmundin.

Në fazën e sulmuesit po kërkohet Raul de Tomas, që po shihet si zëvendësues ideal i Luis Suarezit, që do të largohet në fund të këtij muaji si lojtar i lirë.