“Shvercerat” me thirrje publike për “Ballistët” për derbin e së mërkurës në Çair!

“Shvercerat” me thirrje publike për “Ballistët” për derbin e së mërkurës në Çair!

E mërkura do të sjell ndeshjet e xhiros së 17-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Derbi i kësaj xhiroje do të zhvillohet në Çair, me Shkupin që përballet me Shkëndijën. Lideri aktual me kampionët në fuqi, një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël në fushë, por edhe në tribuna.

Me këtë rast, tifo grupi “Shvercerat” kanë bërë thirje publike për tifozët “Ballistët” që të vijnë të përkrahin skuadrën e tyre në Çair.

Kjo iniciativë e “Shvercerave” vjen si reagim pas ndeshjes me Skopjen ditën e sotme, me këta të fundit që nuk lejuan prezencën e tifozëve të Shkupit në stadium.