Shumë fëmijë dyshohet se kanë vdekur nga tërmeti në Afganistan

Shumë fëmijë dyshohet se kanë vdekur nga tërmeti në Afganistan

Mjekët në Afganistan kanë thënë për BBC se shumë fëmijë mund të jenë vrarë nga tërmeti i së mërkurës.
Më shumë se 1,000 njerëz vdiqën nga tërmeti, shiu i dendur dhe terreni i thyer po pengojnë punonjësit e shpëtimit, transmeton Telegrafi.

Besohet se një numër i njerëzve janë ‘varrosur’ në rrënojat e shtëpive të rrëzuara shpesh të ndërtuara nga balta nga tërmeti me shkallë 6.1 ballë.

Autoritetet talebane kanë bërë thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare. Rrjetet e komunikimit janë gjithashtu të goditura keq.

“Ne nuk mund të arrijmë në zonë – rrjetet janë shumë të dobëta”, tha një zëdhënës i talebanëve nga agjencia e lajmeve Reuters.

Kombet e Bashkuara janë ndër ato që përpiqen të ofrojnë strehim urgjent dhe ndihmë ushqimore për zonat e largëta në provincën Paktika që u godit më keq.