Shtëpia më e shtrenjtë në SHBA, 245 milionë dollarë (FOTO)

Shtëpia më e shtrenjtë në SHBA, 245 milionë dollarë (FOTO)

Një rezidencë në Los Angeles të SHBA-së ka dal në shitje për 245 milionë dollarë, duke u bërë shtëpia më e shtrenjtë që është në shitje tani në SHBA, e që i bie rreth 960 herë më shtrenjtë se sa një shtëpi tipike amerikane.

Kjo rezidencë ka 11 hektarë, ndërsa është ndërtuar në 1930-ën, teksa është rinovuar nga dizajneri Hanri Samuel në 1980-ën, por që ende mbetet mister pjesa e brendshme e saj, transmeton koha.net.

Shtëpia kryesore ka mbi 2322 metra katrorë, 11 dhoma gjumi, 18 banjo e një sallë vallëzimi.

Rezidenca ka edhe një pishinë gjigante e kopshte shumë të mëdha të stilit francez, parking-galeri që zë 40 vetura, një shtëpi të veçantë me 5 dhoma gjumi për mysafirë, fushë tenisi e një bodrum vere me 12 mijë shishe në të.