Shtëpia e Bardhë: Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën derisa ata vazhdojnë të mbrojnë demokracinë e tyre

Shtëpia e Bardhë: Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën derisa ata vazhdojnë të mbrojnë demokracinë e tyre

Nga Shtëpia e Bardhë janë zotuar se do të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën, derisa ushtria ukrainase bën përpjekje për rikthimin e territoreve që janë nën kontrollin e rusëve.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, i bëri këto premtime duke dënuar sulmet ajrore ruse në infrastrukturën kritike të Ukrainës, ku si pasojë shumë banorë në Kharkiv mbetën pa ujë dhe energji elektrike, transmeton Telegrafi.

“Do t’ia lëmë Ukrainës t’i përshkruaj operacionet e saj, por është e qartë që po luftojnë shumë për të rikthyer territoret e pushtuara. Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainë nëse vazhdon të mbroj demokracinë kundër agresionit rus”, tha ndër tjera Jean-Pierre.

Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara kanë furnizuar Ukrainën me armë të shumta që kapin vlerën e miliarda dollarëve – duke filluar nga sistemi raketor shumë preciz HIMARS, e deri te raketat e avancuar kundër radarëve.

E kundërofensiva e filluar së fundmi nga ukrainasit, tashmë ka dhënë efektet e para – trupat ruse kanë filluar të tërhiqen nga shumë rajone që i kishin mbajtur nën kontroll nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. /Telegrafi/