Shtatë shtetase të Shqipërisë janë gjetur në dy objekte hotilerike në Tetovë

Shtatë shtetase të Shqipërisë janë gjetur në dy objekte hotilerike në Tetovë

Zyrtarë policor nga SPB Tetovë, në koordinim me Repartin për krim ndërkufitar, migrim dhe të huaj si dhe Inspektorët e Tregut Shtetëror, kanë kryer kontroll në dy objekte hotilerike në Tetovë dhe rajonin e saj.
Sipas policisë në njërin prej objekte janë gjetur shtatë shtetase të Shqipërisë, të cilët kanë shkelur Ligjin për të huaj.
Nga SPB Tetovë njoftojnë se ata janë ndaluar në stacion policor dhe kundër tyre do të ngritet kallëzim penal adekuat.