Shqiptohen 204 kundërvajtje trafiku në Shkup, 51 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shqiptohen 204 kundërvajtje trafiku në Shkup, 51 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik dhe vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 204 kundërvajtje, prej të cilave pesëdhjetë e një për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjashtë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, njëzet e katër masa ndaj kundërvajtjeve të këmbësorëve.

MPB njofton se janë shqiptuar edhe gjashtë masa për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit,  pesë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, tri sanksione për automjete të paregjistruara, pesë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksuan nga MPB.