Shqipëria sot përballet me Italinë në “Air Albania”

Shqipëria sot përballet me Italinë në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të zhvillojë një miqësore luksi me Italinë në Tiranë. Në situatë kur Italia nuk do të luajë në Botëror, seleksionuesi Roberto Mancini ka përzgjedhur më të mirët për ndeshjen me Shqipërinë. Për shkak të lëndimeve të fundit, Nikolo Zaniolo dhe Federiko Kiesa nuk kanë qenë të gatshëm për “Azurët”, por dyshja sulmuese tani janë rikthyer dhe pritet ta ndihmojnë Italinë në repartin e sulmit. Në anën tjetër, Shqipëria përbëhet më shumë nga lojtarë që vijnë nga Serie A, si portieri i Torinos, Etrit Berisha, mbrojtësi i Lacios, Elseid Hysaj, mesfushorët, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani i Interit. Ekipi i Edi Rejës do të kërkojë golin përmes sulmuesit të Çellsit, Armando Broja. Ndeshja Shqipëri – Itali do të luhet sonte në stadiumin “Air Albania”, nga ora 20:45. Kujtojmë se të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur.