` . Shqipëri, shënohet një tjetër rekord në rastet e reja me COVID-19 - TV SHENJA

Shqipëri, shënohet një tjetër rekord në rastet e reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar 301 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), numër rekord i rasteve ditore, si dhe 4 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 17.651 dhe numri i të vdekurve në 458, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas ministrisë, janë shëruar 58 qytetarë të prekur me koronavirus, duke e çuar në 10.225 numrin e të shëruarve në vend dhe aktuakish ratse aktive janë 6.968.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 110.189 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, zhvilluan sot një takim me task-forcën për inspektimin e respektimit të masave të vendosura për kufizimin e përhapjes së COVID-19.

“Ne kemi vendosur të krijojmë këtë rrjet inspektoratesh, të cilat funksionojnë në ditë normale në mbrojte të shëndetit të njerëzve, funksionojnë në kohë normale për sigurinë e jetës që nga puna tek mjedisi, ushqimi, barnat dhe shëndeti dhe për të qenë në rrugë, kudo ku sipas hartës së venë në dispozicion dhe të përditësuar çdo jave janë ende burimet më të mëdha të rrezikut”, tha Rama gjatë këtij takimi.

Ministrja Manastirliu theksoi se janë kryer më shumë se 200 mijë inspektime për zbatimin e protokolleve të sigurisë.