` . Shqipëri, një i vdekur dhe 11 raste të reja të reja me COVID-19 - TV SHENJA

Shqipëri, një i vdekur dhe 11 raste të reja të reja me COVID-19

Shqipëria ka regjistruar 11 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe një person ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.437 dhe numri i të vdekurve është 2.453.

Gjithashtu janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.807 dhe raste aktive aktualisht janë 177.

Autoritetet shëndetësore kanë kryer edhe 2.915 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 751.831 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Sipas ministrisë, prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 823.053 doza të vaksinës ndaj COVID-19, ku prej tyre 324.616 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.