` . Shqipëri, Kuvendi miraton ndryshimin e Kushtetutës - TV SHENJA

Shqipëri, Kuvendi miraton ndryshimin e Kushtetutës

Pas rreth 3 orësh diskutime, me 106 vota “pro”, Kuvendi ka miratuar ndryshimin e 2 neneve të Kushtetutës që flasin për zgjedhjet, duke lejuar kështu hapjen e listave të kandidatëve dhe ndryshimin e mënyrës së koalicioneve parazgjedhore.

Gjatë seancës së sotme morën pjesë 116 nga 122 deputetë, prej të cilëve vetëm 10 votuan kundër.

Deputetët që votuan kundër ishin: Adriatik Alimadhi, Fatjona Dhimitri, Gjetan Gjetani, Kujtim Gjuzi, Elda Hoti, Lefter Maliqi, Erion Piciri, Artur Roshi, Zef Shtjefni.