Shqipëri, dhjetëra raste të reja me COVID-19

Shqipëri, dhjetëra raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 83 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 276.821.

Gjatë orëve të fundit asnjë person nuk ka ndërruar jetë dhe numri i të vdekurve në vend vazhdon të mbetet në 3.497.

Në gjithë vendin janë shëruar edhe 34 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272.951 dhe raste aktive aktualisht janë 373.

Në Shqipëri janë kryer edhe 453 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.835.697 testime për personat e dyshuar me koronavirus.