` . Shqipëri, 8 të vdekur nga COVID-19, masat mbeten në fuqi - TV SHENJA

Shqipëri, 8 të vdekur nga COVID-19, masat mbeten në fuqi

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 të vdekur dhe 256 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 127.192, prej të cilëve 2.291 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 565 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95.600 dhe raste aktive janë 29.301.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.538 testime të tjera dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 577.591 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Masat mbeten në fuqi

Sipas ministrisë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që për dy javët e ardhshme masat të vazhdojnë të jenë të pandryshuara.

Do të vazhdojë të mbetet në fuqi kufizimi i lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitetit të bareve dhe restoranteve nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ku do të lëvizet vetëm për emergjenca shëndetësore ose për emergjenca pune.

Gjithashtu do të vazhdojë mësimi online në universitete dhe pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe. Vazhdon të mbetet në fuqi edhe ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 persona.