` . Shqipëri, 6 të vdekur dhe 146 raste të reja me COVID-19 - TV SHENJA

Shqipëri, 6 të vdekur dhe 146 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar 146 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 6 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 7.117 dhe numri i të vdekurve në 219, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 639 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Ndërkohë janë shëruar edhe 79 qytetarë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 3.695, që nga fillimi i pandemisë dhe aktualisht janë 3.203 raste aktive.

Në Shqipëri janë kryer gjithsej 49.151 testime dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë punën në terren për testimet ndaj personave të dyshuar me koronavirus.