` . I shpëtuan tërmetit tragjik, Rama surprizon dy fëmijët e vegjël. Realizojnë takimin e ëndrrave (VIDEO) - TV SHENJA

I shpëtuan tërmetit tragjik, Rama surprizon dy fëmijët e vegjël. Realizojnë takimin e ëndrrave (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka surprizuar dy fëmijët, Aurelin dhe Alesjon që u hodhën nga dritaret e pallatit në Thumanë, për t’i shpëtuar tërmetit të 26 nëntorit.

Pasi lanë spitalin, për të rifilluar rrugën e jetës, Rama ka udhëtuar së bashku me ta drejt Torinos, ku ka rezervuar një takim me dy futbollistët e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo.

Aureli dhe Alesjo morën edhe një kujtim të bukur, dy fanella me autografe nga dy futbollistët e njohur.