` . Shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në Itali, 5 të vdekur - TV-SHENJA

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në Itali, 5 të vdekur

Shërbimet italiane të shpëtimit bëjnë të ditur se gjatë shpërthimit në një fabrikë fishekzjarresh në Sicili kanë humbur jetën 5 persona ndërsa 2 të tjerë janë plagosur rëndë, transmeton AA.

Zjarrfikësit italianë dhe policia njoftuan se gruaja 71-vjeçare e pronarit të fabrikës së drejtuar nga familja në qytetin sicilian të Barcellona Pozzo di Gotto ishte në mesin e viktimave. Djali i pronarit u shtrua në spital dhe është në gjendje të rëndë.

Policia tha se punëtorët mund të kenë nisur aksidentalisht shpërthimin me pajisje të saldimit.

Siguria në depot e fishekzjarreve është debatuar gjatë në Itali, ku prodhimi i fishekzjarreve është shpesh një biznes familjar.

Shoqata e Konsumatorëve Codacons pohon se që nga viti 2000 në shpërthime të ngjashme në Itali kanë humbur jetën 68 persona.