Shpërthim në Munbixh, plagosen disa ushtarë amerikanë

Shpërthim në Munbixh, plagosen disa ushtarë amerikanë

Një shpërthim ka ndodhur në rajonin sirian të Munbixhit të okupuar nga organizata terroriste YPG/PKK, gjatë kohës kur ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) po kryenin patrullë, njoftuan burimet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).  Sipas burimeve, shpërthimi ka ndodhur për arsye ende të paditura, ndërsa si pasojë janë plagosur disa nga ushtarët amerikanë të cilët po kryenin aktivitetin e patrullimit, të cilët më pas janë evakuuar me helikopterë të ushtrisë amerikane.  Po ashtu, mësohet se ka edhe të vrarë në shpërthimin, autorët dhe arsyeja e të cilit ende ngelen të panjohura.  Rajoni i Munbixhit në veri të Sirisë që prej muajit gusht të vitit 2016 ndodhet nën okupimin YPG/PKK-së. SHBA pas pastrimit të DEASH-it kishte premtuar se YPG/PKK-ja do të largohej nga ky rajon. Pas një periudhe të gjatë nga mosmbajtja e premtimit, Turqia dhe SHBA në muajin qershor të vitit 2018 u dakorduan për udhërrëfyesin e Munbixhit, sipas të cilit, Ankaraja dhe Washingtoni në këtë rajon i vazhdojnë patrullimet e përbashkëta.