Shpërthen vullkani Shinmoedake në jug të Japonisë

Shpërthen vullkani Shinmoedake në jug të Japonisë

Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer vullkani Shinmoedake, një vullkan që ndodhet në ishullin jugor japonez Kuchinoerabu, transmeton AA.

Enti Meteorologjik i Japonisë, thotë se vullkani ka nxjerrë hi dhe tym i cili është ngjitur në një lartësi deri në 500 metra.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, shkruan se autoritetet lokale kanë shpallur alarmin e gatishmërisë së shkallës së tretë për banorët në atë ishull.

Aktualisht nuk ka vendbanime të rezikuara nga shpërthimi, por popullsia është apeluar për një gatishmëri maksimale.

Shpërthimi i fundit i madh i vullkanit Shinmoedake ka ndodhur në maj të vitit 2015, që bëri të evakuohet e tërë popullata e ishullit.