` . Shorti i Final 8 në Europa League, M.United me fat, Interi nëse kalon Getafen sfidon Leverkusen! - TV SHENJA

Shorti i Final 8 në Europa League, M.United me fat, Interi nëse kalon Getafen sfidon Leverkusen!

Interi nëse eliminon Getafen në sfidën e 1/8-ave që do të zhvillohet në Gjermani do të masë forcat me shumë mundësi me Bayer Leverkusen në çerekfinale pasi gjermanët janë pothuajse të kualifikuar në sfidën e 1/8 ndaj Rangers. Ndërkohë fituesja e Roma-Sevilla do të masë forcat me skuadrën e kualifikuar nga çifti Olympiacos-Wolves. Në gjysmëfinale e kualifikuara mes Romës, Sevillas apo edhe Wolves mund të përballet me Manchester United, ndërsa një mes Interit, Getafes apo Bayer Leverkusen me Baselin ose Shaktharin që janë pothuajse me një këmbë në çerekfinale. Final Eight i këtij edicioni të Europa League, përfshirë edhe dy sfidat e 1/8 Gefate-Inter dhe Roma-Sevilla do të luhen në 4 stadiume gjermane, në Duisburg, Koln, Leverkusen dhe Gelsenkirchen me ndeshje teke.