` . Shkupjanit ja vjedhin 800,000 euro, 60 mijë dollarë, 50 mijë rangë dhe një milion denarë - TV SHENJA

Shkupjanit ja vjedhin 800,000 euro, 60 mijë dollarë, 50 mijë rangë dhe një milion denarë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje në SPB Shkup, Sh.I (58) nga Shkupi ka denoncuar se në periudhën prej orës 19.30 deri në orën 21.45 në shtëpinë e tij janë vjedhur 800 000 euro, 60 mijë dollarë, 50 mijë franga dhe një milion denarë.
Siç theksohet në raportin e policisë, plaçkitja është bërë nga ana e një personi të panjohur i cili me dhunë është futur në shtëpie dhe nga njëra prej dhomave ka arritur të merr parat në tre qese.
Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit. /SHENJA/