Shkupi sonte ndaj Dinamo Zagrebit, nuk do të mungojë mbështetja e “Shvercerave”

Shkupi sonte ndaj Dinamo Zagrebit, nuk do të mungojë mbështetja e “Shvercerave”

Skuadra e Shkupit sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë e turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit. Të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit kanë kryer përgatitjet e duhura për përballjen me gjigandët kroat, me çka kërkojnë të japin maksimumin për të marrë rezultat pozitv nga ndeshja e parë. Nga tabori bardheblu të gjithë janë në dispozicionin e trajnerit Sedlloski, me këtë të fundit që do të bëjë përzgjedhjen se me çfarë formacioni do të luajë. Në këtë ndeshje Shkupi do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve “Shvercerat” të cilët kanë udhëtuar drejt Zagrebit për të përkrahur ekipin e tyre. Ndeshja Dinamo Zagreb – Shkupi luhet sonte në stadiumin “Maksimir”, duke nisur nga ora 21:00, ndërsa takimi i kthimit, në të cilën përcaktohet edhe kualifikuesi për në raundin e radhës luhet në kryeqytet pas një jave.